Ditën e sotme me një vendim të Drejtorisë së QSUT-së, është shkarkuar nga detyra mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja.
Për këtë, Sindikata e punonjësve të Shëndetësisë ka thirrur protestë ditën e nesërme në orën 10:00.
Protesta do zhvillohet në sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza.
“Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.
Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur”-thuhet në njoftim.