Vendosni fjalën kyçe....

Studimi i Akademisë së Shkencave: Në Tiranë 50% e popullsisë e ka kaluar Covidin


Më shumë se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covid-19. Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Akademia e Shkencave dhe i preszantuar nga imunologu Genc Sulçebe dhe profesori Alban Ylli.

Sipas këtij studimi, shumica e qytetarëve në Tiranë që e kanë kaluar Covid-19 janë asimptomatikë, e megjithatë kanë arritur që të krijojnë antitrupa.

“Në Shqipëri niveli i imunitetit dhe i kontaktit me virusin duket se është 25%. Imuniteti është ende i ulët përvec Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti është 50%, por ende popullata e përgjitshme ka potencial të qarkullojë virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë.”– tha Ylli.

Ndërkohë që sipas të dhënave në të gjithë vendin, mbetet ende e ulët përqindja e personave që e kanë kaluar Covidin.

Sipas studimit, llogaritet që imuniteti i qytetarëve në rang vendi është 25%.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *