Vendosni fjalën kyçe....

Trump i rrëmben titullin Obamës si “Njeriu më i admiruar i SHBA-ve”


Donald Trump është zgjedhur si “Njeriu më i admiruar” i SHBA-ve në sondazhin vjetor të Gallup, duke i marrë titullin Barack Obamës, i cili fitoi për 12 vitet e fundit.

Obama tanimë renditet i dyti në listën e Gallup, ndërsa Joe Biden i treti.

18 përqind e të anketuarve në sondazhin e publikuar të martën, zgjodhën Presidentin Trump si njeriun e tyre më të admiruar, ndërsa mbështetja e Obamës ra në 15 përqind. Pavarësisht nga fitorja e tij presidenciale dhe dita e inaugurimit, Biden fitoi vetëm 6 përqind mbështetje.

Siç shkruan The Hill, në 10 vendet e para ishin respektivisht pas Bidenit dhe: Dr. Anthony Fauci, Papa Françesku, Elon Musk, Bill Gates, senatori Bernie Sanders, LeBron James dhe Dalai Lama.

Në të dy sondazhet e kryera në vitet 2017 dhe 2018, Trump pati përfunduar i dyti pas Obamës dhe të dy dolën barazim në sondazhin e vitit 2019.

ATLANTA, GEORGIA – MAY 11: Former First Lady Michelle Obama attends ‘Becoming: An Intimate Conversation with Michelle Obama’ at State Farm Arena on May 11, 2019 in Atlanta, Georgia. (Photo by Paras Griffin/Getty Images)

Edhe pse ish-presidenti Obama doli i dyti këtë vit, një tjetër Obama kryesoi listën. Gruaja e tij Michelle Obama, u zgjodh për herë të tretë radhazi si “Gruaja më e Admiruar e SHBA-ve”.

Ajo ndiqej nga Kamala Harris, Oprah Winfrey, Alexandria Ocasio-Cortez dhe Hillary Clinton.

Sondazhi i Gallup u krye me mbi 1.000 të anketuar midis periudhës 1-17 dhjetor dhe ka një marzh gabimi prej plus ose minus katër pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *