Vendosni fjalën kyçe....

Vdes pas vaksinës Covid-19 një person në Zvicër, “Pfizer” e “Swissmedic” heshtin


Një zvicerian, i cili është ndër të parët persona që u vaksinua kundër Covid-19, vdiq më vonë, thanë zyrtarët në kantonin e Lucernës të mërkurën, megjithëse ata nuk treguan nëse vdekja kishte lidhje me vaksinën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin.” – tha një zëdhënës, duke shtuar se çështja i ishte referuar rregullatorit zvicerian të ilaçeve, Swissmedic.

Kantoni nuk dha detaje duke përfshirë kohën që kaloi mes vaksinimit dhe vdekjes, shkruan Reuters.

Lucerna ishte vendi i vaksinimeve të para kundër covid nga kompania Pfizer-BioNTech. Zvicra ka marrë 107,000 doza vaksine deri më tani dhe pret të marrë 250,000 në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm.

Sëissmedic dhe Pfizer nuk e kanë komentuar lajmin edhe pse janë kontaktuar nga zyrtarët e kantonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *