Është arrestuar 59-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e bashkëjetueses së tij dhe motrës së saj.
Përparim Ademi është prangosur nga policia pas disa orësh arratisje. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëjetueses së tij, Zhaneta Metani dhe motrës së saj, Kristina Bardhi.
Ademi është nga Tirana ndërsa për një periudhë kohe ka jetuar në Maqedoninë e Veriut.
Ai akuzohet se ka qëlluar me automatik dy motrat duke i lënë të vdekura ndërsa sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, krimi ka ndodhur në prani të fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij.
Njoftimi i policisë
“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.”