Vendosni fjalën kyçe....

Babai i kryeministrit britanik Johnson aplikon për pasaportë franceze


Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik Boris Johnson, ka aplikuar për një pasaportë franceze, njoftoi media lokale.

I biri, kryeministri britanik Boris Johnson nënshkroi dje marrëveshjen tregtare të Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit me BE, ndërsa periudha e tranzicionit të vendit jashtë bllokut mbaron sonte pas 48 vjet anëtarësimi.

Ai drejtoi fushatën për t’u larguar nga BE-ja në referendumin e Brexit 2016.

Duke folur në frëngjisht, Stanley Johnson, 80 vjeç, i tha radios franceze RTL:

“Nëse e kuptoj si duhet, unë jam francez. Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte krejt franceze ashtu si edhe gjyshi i saj. Pra, për mua ka të bëjë me rikthimin në rrënjët e mua. Dhe kjo më bën shumë të lumtur. Unë gjithmonë do të jem një evropian, kjo është e sigurt. Dikush nuk mund t’u thotë njerëzve britanikë: ju nuk jeni evropianë. Të kesh një lidhje me Bashkimin Evropian është e rëndësishme.” – tha ai.

Ai fillimisht ishte një mbështetës i zjarrtë i fushatës për të qëndruar në BE, gjatë referendumit për Brexit, por një vit pas referendumit mbështeti kampin e Brexit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *