Monedha kripto më e popullarizuar në botë, ‘Bitcoin’, arriti një maksimum të ri prej 28,579 dollarësh gjatë tregtimit të mërkurën, duke hyrë pranë një niveli rekord prej 30,000 dollarësh.
Çmimi i asetit dixhital është gati trefishuar nga viti në ditë.
Monedha kripto, ka parë rritje sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Analistët thonë se investitorët institucionalë, të tillë si Paul Tudor Jones dhe Stanley Druckenmiller, kanë drejtuar rekordin e bitcoin. Investitorët e mëdhenj shtuan 11.5 miliardë dollarë te Bitcoin gjatë tre muajve të mëparshëm.