Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni kinez i ujit të paketuar i habit të gjithë, bëhet njeriu më i pasur i Azisë


Ndërsa viti po mbyllet, miliarderi kinez i biznesit të ujit të paketuar dhe investitori i vaksinave, Zhong Shanshan, është bërë njeriu i ri më i pasur në Azi, duke tejkaluar liderin e hershëm të rajonit, manjatin indian, Mukesh Ambani.

Me një pasuri që iu afrua 7 miliardë dollarëve në janar, pasuria e Zhong është rritur me gati 71 miliard dollarë që nga ajo kohë, me vetëm shefin e Amazon, Jeff Bezos dhe CEOn e Teslas, Elon Musk, që kanë fituar më shumë para këtë vit, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Kështu pasuria e vlerësuar e miliarderit kinez u rrit në 77.8 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në vendin e 11-të në listë, menjëherë përpara shefit indian të Reliance Industries, Ambani.

Ndërsa Ambani ka rënë në vendin e dytë midis më të pasurve të Azisë, ai nuk është shumë mbrapa. Ai shtoi mbi 18 miliardë dollarë në pasurinë e tij gjatë 12 muajve të fundit, që do të thotë se tani vlerësohet në 76.9 miliardë dollarë.

Biznesmeni 66-vjeçar kinez mori famë më parë këtë vit, kur ndërmarrja e ujit që ai themeloi gati çerek shekulli më parë, Nongfu Spring, filloi tregtinë në Hong Kong.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *