Vendosni fjalën kyçe....

Cavani postim racist në Instagram, pezullohet me tre ndeshje


Sulmuesi ishte nën hetime nga Federata e Futbollit të Anglisë pas një postimi të tij në rrjetet sociale

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani është dënuar me tri ndeshje moslojë nga FA pasi që është gjetur fajtor për sjellje jo të mirë në një postim në Instagram në nëntor.

Sulmuesi vendosi që mos ta apelojë akuzën dhe si pasojë do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të United kundër Aston Villa, Manchester City dhe watford.

Ai po ashtu është dënuar më 100 000 funte para dhe është urdhëruar të bëj një kurs edukimi ballë për ballë, pasi që u gjykua se postimi i tij është fyes, abuziv, i pahijshëm dhe tregojë mosrespektim të lojës.

Mësohet se klubi ka kërkuar nga FA që paratë nga dënimi të përdorën për projekte dhe iniciativa anti-raciste.

Dënimi vjen pasi që 33 vjeçari i ishte përgjigjur një mesazhi festuar një shoku me fjalët: “Gracias negrito” (Faleminderit zezak”.

33 vjeçari e kishte shlyrë shpejt postimin dhe kishte kërkuar falje për veprimin e tij duke thënë: Mesazhi që e kam postuar pas ndeshjes të dielën nuk kishte për qellim që të fyejë një shok timin por për ta falëndëruar për urimin e tij pas ndeshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *