Vendosni fjalën kyçe....

Infermieri në Indonezi pezullohet nga puna pse bëri seks me pacientin me Covid-19, rrezikon dhe burgun


Një infermier në Indonezi është pezulluar nga detyra, pasi pranoi se ai i hoqi pajisjet e tij personale mbrojtëse për të bërë seks me një pacient të infektuar me koronavirus.

Të dy burrat u fshehën në tualetin e spitalit dhe kjo gjë u zbulua vetëm pasi pacienti u mburr për këtë të premten në llogarinë e tij në Twitter.

Ai publikoi një screenshot të mesazheve WhatsApp ku dy burrat po flirtonin me njëri-tjetrin, diskutonin për lubrifikantë dhe madhësinë e organeve të tyre gjenitale.

Ai publikoi edhe një foto të infermierit të shtrirë në dysheme gjatë takimit të tyre.

“Është e vërtetë që ka pasur një incident të dyshuar të një marrëdhënie të të njëjtit seks midis një punonjësi shëndetësor dhe një pacienti me COVID-19 në Spitalin e Urgjencës.”– pranoi Shoqata Kombëtare të Infermierëve të Indonezisë, citon Daily Mail.

Infermieri i cili rezultoi negativ për Covid-19, është dorëzuar në polici për ‘procedime ligjore’. Pacienti është duke u izoluar në spital pasi është akoma pozitiv për virusin.

“Kjo çështje është transferuar në Policinë Qendrore të Xhakartës. Ne kemi siguruar që punonjësi shëndetësor të bëhet dëshmitar dhe kemi kërkuar informacion të mëtejshëm.”– njoftoi Nënkoloneli Arh Herëin i Komandës Ushtarake Rajonale.

Nëse dënohen, dy burrat mund të përballen me dënime me burg deri në 10 vjet në bazë të Ligjit të Pornografisë në Indonezi.

Human Rights Watch ka akuzuar autoritetet indoneziane për përdorim të qëllimshëm të ligjit për të synuar njerëzit LGBTQ në vendin islamik konservator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *