Vendosni fjalën kyçe....

Kolegët pas shkarkimit të Allkjas: Mjeku dënohet vetëm kur i vdes pacienti, dëmin tani t’ja paguajnë drejtorët nga xhepi i tyre


Dhjetra mjekë dhe infermierë kanë protestuar sot përpara Urgjencës së QSUT-së, duke kërkuar rikthimin në punë të kolegut të tyre Ilir Allkja.

 “Ne jemi mbledhur për të mbështetur kolegun tonë, i cili është larguar nga pun ape ka kërkuar kushte më të mira për trajtimin e të sëmurëve dhe kushte më të mira për trajtimin e personelit mjekësor. Kjo është fatkeqësi”– tha një nga mjekët.

Bluzat e Bardha kërkojnë rikthimin në punë të kolegut të tyre, për të cilin thonë se është e papranueshme që është shkarkuar në një kohë kur mjekësia po përballet me një situatë të jashtëzakonshme.

Mjeku Gent Stroni u shpreh se një mjek mund të shkarkohet nga puna apo dënohet, vetëm në momentet kur i shkakton një dëm pacientit dhe në asnjë rrethanë tjetër.

“Shumë prej mjekëve janë duke u përballur me Covid, një pjesë janë ndarë nga jeta, dhe shohim se kemi luksin që të nxjerrim nga kjo luftë mjekë të vijës së parë. Para 35 vitesh thuhej se ishte armik i klasës dhe duhet të shkojë të rehabiklitohet në ndërtim, një mjek nuk mund të dënohet sepse janë asete të çmuara veçanërisht në situatën që po kalojmë.

Mjeku dënohet kur me veprimin dhe mos veprimin e tij çon në vdekjen e një personi, kjo që po ndodh është e papranueshme, jemi në përkrahje të këtij kolegu dhe jo vetëm, nesër mund ta kemi ne këtë hise. Do të duhet një ulje tensionesh, dhe është e sigurt që ky koleg do e fitojë në gjykatë çështjen e tij. Paratë e dëmshpërblimit të tij le të dalin nga xhepat e drejtuesve dhe jo nga paratë e popullit”, u shpreh Stroni, që është dhe kreu i sindikatës së mjekëve. Ai shton se një mjek “nuk mund të dënohet pse ka sharë mbretin”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *