Vendosni fjalën kyçe....

Krimi i rëndë në Tiranë, 59-vjeçari e kreu krimin në prani të fëmijëve të bashkëjetueses


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Dy motra janë vrarë me armë zjarri nga bashëjetuesi i njërës prej tyre.

Për vrasjen akuzohet, Përparim Tela (Ademi) ndërsa viktimat janë identifikuar si Kristina Bardhi e Zhaneta Metani.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi, ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së autorit të dyshuar.

Ai tha se pas krimit, personi në fjalë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa po punohet për kapjen e shpejtë të tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *