Vendosni fjalën kyçe....

Ky është 59-vjeçari që po kërkohet nga policia për krimin e dyfishtë në Astir


Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në zonën e Astirit në kryeqytet.

59-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së dy grave, është identifikuar si Përparim Ademi (Tela).
Paraditen e sotme rreth orës 10:20, Ademi dyshohet se qëlloi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani.

Ai dyshohet se ka plagosur dhe veten e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ka dyshime se 59-vjeçari nuk e pranonte dot faktin se partnerja e tij nuk dëshironte ta vazhdonte më lidhjen e tyre.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e tij.

Lidhur me ngjarjen ka folur për mediet drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Ai tha se autori i ka qëlluar dy gratë disa herë me armë zjarri automatik në sy të dy fëmijëve që dyshohet se janë të mitur.

“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë. Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Vijojmë hetimet e plota. Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç”, tha Jaupi.

Përparim Ademi më parë e ka pasur mbiemrin Tela, por e ka ndryshuar. Ai është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *