Sipas disa gazetave britanike, Moska është duke përgatitur një sulm ndaj Europës duke riaktivizuar dy patogjenët fatalë, Ebola e Marburg. Daily Mail, Mirror e Sun raportuan këtë javë një skenar të denjë për filmat e James Bond tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Sipas një ‘ish-burimi të inteligjencës ushtarake’ anonim, programi i Moskës, mund të nënkuptojë që ajo të ‘armatosë’ e të hedhë dy viruset vdekjeprurëse.
“Moska ka treguar në mënyrë të përsëritur një gatishmëri dhe aftësi për të përdorur armë të tilla si Novichok.” – tha burimi anonim.
Raportet e mediave angleze citojnë gjithashtu një OJQ franceze të quajtur OpenFacto, sipas së cilës, hollësitë e tyre kibernetike kanë zbuluar që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka një krah të përkushtuar për të studiuar ‘patogjenë të rrallë dhe vdekjeprurës’ që kryen kërkime shkencore për armë biologjike.