Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Vlorë


Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ ku një i ri dyshohet se ka plagosur me armë kunatin e tij.

Ai ka marrë armën e të atit, që punon në paraburgimin e burgut të qytetit bregdetar dhe ka qëlluar burrin e motrës.

Babë e bir janë shoqëruar në polici ndërsa i lënduari është dërguar me shpejtësi në spital.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *