Serbia mori dërgesën e saj të parë të gazit të mërkurën nga projekti i tubacionit TurkStream, i cili lidh Rusinë me Evropën, sipas radios dhe televizionit serb.
Hapja tregtare e seksionit të tubacionit që kalon nëpër Serbi nga kufiri bullgar e më pas drejt Hungarisë do të jetë në 1 Janar.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të marrë pjesë në hapjen në Gospodjinci në komunën e Zabalj.
Seksioni serb, nga Zajecar në Horgos, është rreth 403 kilometra (250 milje) i gjatë dhe shpërndan gaz rus përmes Turqisë dhe Bullgarisë. Kapaciteti i tij është 15.75 miliardë metra kub në vit.
Gazsjellësi TurkStream i gjatë 930 kilometra do të transportojë gaz rus nën Detin e Zi përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, me një pjesë tjetër që arrin në Turqi.
Projekti në fjalë, është tubacioni i gazit në det me diametër më të madh në botë, me një kapacitet prej 31.5 miliardë metra kub në vit.