Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët turq zhvillojnë testin Covid-19 që zëvendëson tamponin, rezultati del në 10 sekonda


Shkencëtarët turq të Universitetit Bilkent (UNAM) kanë zhvilluar një sistem të bazuar në nanoteknologji që diagnostikon COVID-19 në 10 sekonda me besueshmëri 99%, pa qenë nevoja e tamponit.

Produkti turk i teknologjisë së lartë me emrin Diagnovir, pritet të zëvendësojë testet PCR.

“Është zhvilluar një metodë që jep rezultate vetëm në 10 sekonda dhe mund të zëvendësojë tamponet. Nëse është pozitiv, jep rezultat menjëherë. Kur është negativ, duhet pak më shumë kohë me kontrollet.” – tha Rektori i Universitetit Bilkent, Abdullah Atalar, për Anadolu Agency.

“E gjithë bota do të përfitojë nga kjo teknologji, e cila i përket plotësisht Turqisë.” – shtoi ai.

Atalar tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë të koronavirusit.

“Të zbulosh se një person është pozitiv shpejt dhe vënia në karantinë e tij është shumë e rëndësishme për të vënë nën kontroll pandeminë.” – tha ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se teknologjia ka cilësi që mund të përdoren për pandemitë e ngjashme me koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *