Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në objektin në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari nga Kruja


Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar nga Kruja, i cili dyshohet për ngjarjen e më 19 nëntor në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të 56-vjeçarit Liman Gjoka.

I arrestuari është identifikuar si Erald Pajtani, 21 vjeç banues në fshatin Larushk, në Krujë.

“Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.   

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Mbajtja pa leje e municioneve luftarake’ dhe ‘Kanosja’.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *