Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në zonën e Astirit, dyshime për viktima


 

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Astirit, në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka dhe viktima. Në fillim në media u raportua se një djalë kishte plagosur të ëmën. Por në fakt janë qëlluar dy gra të cilat sipas televizionit “News 24” kanë humbur jetën.

Të dyja motra. Megjithatë ende nuk kemi të dhëna zyrtare nga policia mbi këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *