Një riparues kompjuterash nga Delaware, i cili ishte përgjegjës për zbulimin e përmbajtjes së harddiskut të laptopit të djalit të demokratit Joe Biden, Hunter, po hedh në gjyq Twitter për shpifje, duke thënë se platforma e etiketoi në mënyrë të gabuar atë si ‘hacker’.
Gjetjet e John Paul Mac Isaac nga të dhënat në hard drive që i përkisnin djalit të Joe Biden u raportuan në tetor nga New York Post. Twitter censuroi historinë, duke e bllokuar atë të shpërndahet dhe duke pretenduar se raporti ishte bazuar në informacione nga potencialisht ‘materiale të hakuara’.
Tani, Mac Isaac pretendon se gjiganti i mediave sociale e ka akuzuar atë padrejtësisht si haker dhe e ka paditur në gjyq. Ai pretendon se kompania e përdori qëllimisht këtë shprehje për ta dëmtuar dhe kërkon 500 milionë dollarë dëmshpërblim.
Para se t’ia dorëzonte kompjuterin FBI-së, Mac Isaac i dha një kopje të harddiskut Robert Costellos, avokatit të aleatit të presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani.