Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçari aktor e regjisori i njohur, Dhimitër Orogocka. Ai ishte i shtruar prej dy javësh në spital ndërsa ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Orgocka ka dhjetëra role në repertorin e tij si aktor e ka bërë disa fima si regjisor.
Ai lindi në Korçë në 21 tetor të vitit 1936 ndërsa ndër rolet më të njohura të tij si aktor janë në filmat ‘Yjet e netëve të Gjata’, ‘Gjeneral Gramafoni’, ‘Horizonte të Hapura’, ‘Asgjë nuk harrohet’, etj.
Shtëpia e Kulturës në Maliq është emërtuar në vitin 2007 ‘Dhimitër Orgocka’ në nder të tij.