Vendosni fjalën kyçe....

Bamirësia nuk është bamirësi po e humbi anonimatin


Nga Lira Gjika

Që në kohë të vjetra, njeriu kuptoi që bamirësia është një veprim që duhet bërë heshtur. Mundësisht përfituesi të mos e marrë vesh se kush qe bamirësi, që i zgjidhi problemin.

Është kjo vetëdije që e çoi njeriun të organizojë institucionin e bamirësisë pranë institucioneve fetare dhe shtetërore. Bamirësia është një veprim dinjitoz, por po humbi anonimatin, nuk është më bamirësi, por një pasqyrë ku shikohet vetëm mjerim.

Mjerimi shpirtëror nga ana e dhuruesit dhe varfëria konkrete ku jeton përfituesi. Bamirësi duhet të shmangë tundimin për të mos mbetur anonimë. Anonimati është kushti kryesor i bamirësisë. Njeriu që bën bamirësi e bën atë për shpirtin e tij dhe jo për t’u treguar të tjerëve se sa zemërmirë është. Bamirësi ndihmon pa i kujtuar të varfrit se sa shumë i varfër është.

Jo më kot për të bërë bamirësi janë krijuar institucione si Caritasi dhe institucione të tjera fetare, UNICEFI, Kryqi i kuq dhe organizata jo qeveritare. Këto institucione janë krijuar pikërisht për të ruajtur anonimatin e personit që bën bamirësi apo ndihmon ata që s’kanë.

Nëse vepra e bamirësisë e humbet këtë etikë ajo nuk është më vepër bamirësie, por evidentuese e varfërisë së atij që e përfiton këtë bamirësi. Kujdes prindër dhe mësues, mos i detyroni fëmijët të ecin nëpër rrugë të baltosura, me poshtërimin ndaj tjetrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *