Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka shprehur hapur garimin e saj për zgjedhjet e 25 prillit.
E krijuar si degë e Vetëvendosjes Kosovë, dega në Shqipëri ka bërë publik angazhimin si subjekt politik duke bërë thirrje se do mbështesë angazhimin e qytetarëve në 12 zona zgjedhore.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të angazhohet në mbështetje të iniciativave qytetare që çojnë përpara kandidatë nga zgjedhësit në cilëndo prej 12 zonave zgjedhore të vendit. Kriza në Shqipëri është thelluar dhe është e shumëfishtë, prej sistemit shëndetësor e arsimor te ekonomia dhe drejtësia. Një prirje e theksuar autoritarizmi ka instaluar në vend elementë të shtetit policor. Pabarazia ekstreme është rritur, ndërsa shteti i së drejtës nuk u ngrit kurrë këto 30 vite. Ata që i vuajnë më shumë pasojat e këtij sistemi brutal janë shtresa e mesme, të varfërit dhe njerëzit që jetojnë në periferi. Pabarazia në Shqipëri është edhe vertikale shtresore, edhe horizontale gjeografike. Sa më larg qendrës dhe sa më poshtë në mundësi ekonomike, aq më më brutal bëhet ky sistem ndaj qytetarëve”.
Ata kanë bërë thirrje që qytetarët të firmosin për krijimin si subjekt politik pasi duhen 3 mijë nënshkrime.
“Në secilën prej 12 zonave zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbështesë të gjithë ata qytetarë, në cilëndo prej 12 zonave elektorale të Shqipërisë, që synojnë ta çojnë përpara këtë alternativë duke krijur një lëvizje më të gjerë shoqërore. Kandidatët mund të jenë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë e bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje e cila e çan sistemin bipolar të këtyre 30 viteve dhe ndërthur çështjen kombëtare me luftën kundër pabarazive ekstreme”-thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale.
Postimi i plotë: