Erkiada Konçi nga Skrapari është shpallur fituesja e “Hell’s Kitchen Albania 3”, e para grua që shpallet fituese e këtij kompeticioni në vendin tonë.
Në mbrëmjen e finales së dy janarit, Konçi arriti të mposhte tre konkurrentët e tjerë: Joana, Donaldo, Ergisa.
Por rruga drejt fitores nuk ka qenë aspak e lehtë për Erkiadën. Para pak kohësh ajo pati edhe një përplasje me pjata me konkurenten tjetër – Joanën. Një përplasje që për pak e rrezikoi të eliminohej.
Në fillim të këtij kompeticioni, 33-vjeçarja është shprehur se ka qenë bashkëshorti i saj që e ka nxitur të marrë pjesë.
Megjithatë Erkiada ka qenë ndër personat më të qetë të këtij kompeticioni, dhe personazhi që gjithmonë u është gjendur në ndihmë konkurentëve të tjerë.
Ndërsa një herë tjetër ka pasur një përplasje me Renato Mekollin, i cili e ka quajtur atë “qorre” dhe i është drejtuar me fjalët: “As me syze nuk shikon, imagjino mos të kesh edhe syze”.
Por Erkiada u prek shumë dhe nisi të lotonte megjithatë e quajti qetësinë. Ajo kishte vetëm dy fjalë për Renaton: “Mos u kap me syzet e mia, kapu me produktet brenda në pjatë”.
Pas këtij incidenti, shef Renato mori shumë kritika dhe më vonë u shpreh i penduar në rrjetet sociale ku i kërkoi asaj falje publike. “Edhe shefi pendohet”, shprehet ai.