Vendosni fjalën kyçe....

Arratiset një person nga Komisariati Nr.1 në Tiranë


Arratiset nga Komisariati numër 1 në Tiranë një person i cili ishte vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

Personi në fjalë është Rigers Lala, 30 vjeç, i arrestuar dy ditë më parë në zonën e Ali Demit në kryeqytet. Ai ishte kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje nëpër qytet. Ai pritej që të dilte sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Nuk dihen ende rrethanat si është arratisur Lala, por policia po punon për kapjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *