Vendosni fjalën kyçe....

Bien shifrat e Covid-19 në vend, 185 raste të reja dhe 6 humbje jete


Dita e sotme ka shënuar një rënie të shifrave të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Rënie ka pasur edhe të numrit të testimeve ku nga 1281 të ekzaminuar kanë rezultuar pozitiv me virusin Sars-Cov2 185 persona.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë duke e çuar numrin total 1199 viktima.

Numri i të shëruarve në orët e fundit ka qenë 348 persona.

Gjithashtu në disa ditë ka pasur edhe një rënie të numrit të personave që marrin trajtim spitalor ku aktualisht në spitalet Covid-19 janë 274 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *