Forcat e policisë turke janë përleshur ashpër me qindra studentë në Stamboll, të cilët kishin dalë në rrugë për të kundërshtuar vendimin e presidentit Erdogan për të emëruar rektore të universitetit të Bosforit një anëtare të partisë së tij.
Manifestimi përshkallëzoi në dhunë dhe forcat e policisë përdorën dhe plumbat prej gome ndaj studentëve. Shumë prej tyre u arrestuan.
Studentët shprehen se me emërimin e Meliha Bulunit në krye të universitetit, Erdogan kërkon të marrë në kontroll institucionin e arsimit të lartë dhe të kufizojë të drejtat akademike.
Ata kërkuan që universiteti të ketë mundësi të zgjedhë në mënyrë të pavarur drejtuesit e tij.