26-vjeçari Kledis Deda është i riu i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident pas përplasjes së një automjeti me një minibus.
Sipas Report Tv, viktima Kledis Deda është babai i një fëmije.
Aksidenti i rëndë ndodhi këtë në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një automjet tip “Volksëagen”, është përplasur me një minibus pasagjerësh duke i marrë jetën të riut dhe duke lënë të plagosur gjashtë persona.
26 vjeçari Kledis Deda ishte pasagjer në makinën tip ‘Volkswagen’, ndërsa është plagosur dhe drejtuesja e kësaj makine, me inicialet F.B. Minibusi ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Ky nuk ishte aksidenti i vetëm tragjik në ditën e tretë të vitit të ri, pasi dje u shënuan 5 aksidente me 4 viktima dhe disa të plagosur.
Një aksident ndodhi në aksin rrugor Lezhë –Mamurras, një tjetër në Lezhë –Milot, një në Përmet dhe një tjetër në Gjorm të Vlorës.