Kuvendi i thirrur ditën e sotme në një seancë emergjence ka miratuar lëvizjet në kabinetin qeveritar.
Dekreti i Presidentit për shkarkimin e Xhaçkës nga pozicioni i ministre së Mbrojtjes u miratua me 95 vota, ndërsa për emërimin e saj si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë votuar pro 94 deputetë, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Dekreti për shkarkimin nga detyra e ministrit të Jashtëm të Ramës u miratua me 95 vota pro dhe emërohet Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes me 94 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.