Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në vitin 1990 kam dashur të largohem nga vendi


Presidenti Ilir Meta në një intervistë-rrëfim ka treguar se në momentet e para të pruralizmit politik ka dashur që të largohej nga Shqipëria.

Meta ka rrëfyer se kishte dëshirë të largohej nga vendi por që u step për shkak të pasojave që mund të kishin prindërit e tij në atë kohë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Ndërkohë që edhe ju kishit një dyzim, kam përshtypjen, në korrik të vitit 1990 të largoheshit me ambasadat?

Presidenti Meta: Unë kisha shumë dëshirë që të largohesha. Është shumë e vërtetë.

Gazetari: Donit realisht të largoheshit?

Presidenti Meta: Po, realisht doja të largohesha, por mendoja gjithmonë pasojat për prindërit, për familjen, dhe kuptohet se ato do të ishin sipas…

Gazetari: U afruat deri te ambasadat?

Presidenti Meta: Jo. Por një shoku im shumë i ngushtë hyri në ambasadë dhe ky ishte një moment, që më tundoi për të bërë një veprim të tillë, por gjithmonë duke menduar pasojat për familjet. Ky ishte problemi kryesor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *