Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Rama/ Përplasja e parë e këtij viti për investimin në segmentin Vlorë-Orikum


Duket se mbyllja e vitit 2020 nuk do ishte përfundimi i përplasjeve Presidencë-Kryeministri. Përplasje që kanë qenë të natyrave të ndryshme duke filluar nga pushteti mbi Gjykatën Kushtetuese, integrimi në BE, kthimi i ligjeve dhe deri te reforma zgjedhore dhe kushtetuese.

Në vitin 2021, përplasja mes Kreut të Shtetit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama ka nisur që në ditën e katërt të vitit dhe sebep është bërë investimi në segmentit Vlorë-Orikum.

Përplasja e sotme nisi pas deklaratës së Kryeministrit Rama i cili në Vlorë gjatë inspektimit të “Lungomares 2” akuzoi Presidentin Meta se ka bllokuar investimin e segmentit Vlorë-Orikum për shkak të mos dhënies së plotfuqisë për miratimin e huasë me Fondin Saudit për Zhvillim.

“Është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër. Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën”-deklaroi Rama nga Vlora.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Presidenca nëpërmjet Këshilltarit për Mediat, Tedi Blushi i cili i ka quajtur deklaratat inskenime dhe të papërgjegjshme për qëllime elektorale.

Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”.

Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, evidentohet qartë se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë”-thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky reagim i Presidencës ka sjellë kundërpërgjigjen e Kryeministrit Rama i cili tha se projekti është gati dhe financimi është gati ndërsa pritet vetëm firma e Presidentit për të zhbollkuar huanë që do merret nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Kryeministri shton se sqarimet janë dërguar te Meta dhe po pret që t’i lexojë.

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!

lir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!”-shkruan Rama./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *