Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse Rama nuk ndalet, Shqipëria do të përballet me krizë urie”- Paralajmërimi i Bashës


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama këtë mëngjes, duke e akuzuar për shkatërrimin e ekonomisë së vendit.

Ai ka kujtuar fjalët e kryeministrit kur ka ardhur në pushtet për ulje çmimesh dhe rritje mirëqenie.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha krahas videos së publikuar.

Basha madje paralajmëron se nëse qeveria e Ramës nuk ndalet, atëherë Shqipëria do të përballet me një krizë urie.

“Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të përballet me një krizë urie”- thuhet në videon e publikuar nga Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *