Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj Presidencës: Të qash apo të qeshësh, Metës ia kam nisur sqarimet për segmentin Vlorë-Orikum, pres t’i lexojë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Presidencës lidhur me bllokimin e investimit për segmentin Vlorë-Orikum.

Rama thotë se projekti është gati dhe financimi është gati ndërsa pritet vetëm firma e Presidentit për të zhbollkuar huanë që do merret nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Kryeministri shton se sqarimet janë dërguar te Meta dhe po pret që t’i lexojë.

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!

lir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *