Gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve mbi gjendjen e rrugëve për shkak të motit, duke thënë se qarkullimi vijon rregullisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.
Megjithatë ARRSH i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë. Po ashtu i paralajmërojnë shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Njoftim mbi gjendjen e akseve.
Në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intesitet të ulët.
Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18. Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve.
Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.”- njofton ARRSH.