Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo kapërcen Pelen, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit


Një dygolësh në fitoren 4-1 të Juventusit në Serie A kundër Udineses të Dielën, bëri që Cristiano Ronaldon të kalojë ikonën e Brazilit, Pele, si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit.

Golat e shënuar prej tij në fundjavë ishin të 758-të në karrierë, duke e zhvendosur atë një vend sipër Peles.

Ky i fundit shënoi 757 gola në një karrierë me Santos, NY Cosmos dhe Brazil, kurse Ronaldo i ka shënuar me Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Vendin e parë e mban sulmuesi austro-çek Josef Biscan, i cili mendohet të ketë shënuar të paktën 805 gola ndërmjet 1931 dhe 1955.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *