Vendosni fjalën kyçe....

The Washington Post nxjerr audioregjistrimet: Trump i bën presion senatorit të gjejë votat për të përmbysur fitoren e Bidenit


Gazeta amerikane “The Washington Post”, ka publikuar fragmente të një audio-regjistrimi sipas të cilit presidenti Donald Trump duket ka bërë presion ndaj sekretarit të shtetit të Xhorxhias për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet atje.

Në këtë telefonatë të regjistruar, Trump paralajmëron sekretarin e shtetit të Xhorxhias se do të ketë pasoja politike dhe ligjore për të, nëse i lë demokratët t’i vjedhin atij presidencën.

“Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota, që është një më shumë sesa kemi, sepse ne e fituam shtetin. Ne i fituam zgjedhjet dhe nuk është e drejtë t’i heqin nga ne kështu. Dhe do të jetë shumë e kushtueshme në shumë mënyra.”– duket se ka thënë Trump në telefonatën me Sekretarin e Shtetit, Brad Raffensperger.

Presidenti Trump ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar ekzistencën e këtyre bisedave telefonike. Por nëse këto rezultojnë të vërteta, tregojnë shumë qartë se si është prishur marrëdhënia midis Presidentit Trump dhe udhëheqësit republikan të Xhorxhias që kur Biden u shpall fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump ka argumentuar se fitorja e Bidenit erdhi si pasojë e qindra mijëra votave mashtruese në Xhorxhia dhe në disa shtete të tjera.

“Ne i kemi fituar këto zgjedhje në Xhorxhia, bazuar në të gjitha këto dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash kështu, Brad.”– thotë Trump në audion e publikuar të shtunën. “Njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar, njerëzit në vend janë të zemëruar dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash se, e di çfarë….. i rillogaritëm rezultatet”.

Por Raffensperger i përgjigjej: “Z. President, sfida që keni është se të dhënat që keni janë të gabuara”.

Trump argumentoi që një rishikim i rezultateve duhet të bëhej shpejt sepse dy senatorët republikanë të Xhorxhias do të përballen me zgjedhjet e balotazhit më 5 janar. Nëse të dy humbin, demokratët do të fitonin kontrollin e Senatit, duke u dhënë atyre shumicën në të dy dhomat e Kongresit.

“Njerëzit e Xhorxhias e dinë se kjo është një mashtrim dhe për shkak të asaj që ju i keni bërë presidentit, shumë njerëz nuk do të votojnë. Dhe shumë republikanë do të votojnë negativisht sepse ata e urrejnë atë që ju i bëtë presidentit, në rregull? Ata e urrejnë këtë dhe ata do të votojnë. Ju do të respektoheshit, do të respektoheshit vërtet, nëse kjo gjë mund të rregullohej para zgjedhjeve”.– thotë Trump duke u përpjekur të bindë Raffensperger për të rishikuar rezultatet e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *