Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka dhe Peleshi betohen te Meta


Pas miratimit në Kuvend, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kanë bërë edhe betimin në Presidencë nga Ilir Meta.

Me këtë veprim të fundit, Peleshi do ulet në karrigen e Ministrisë të Mbrojtjes ndërsa Olta Xhaçka do marrë dikasterin për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndryshimet në qeveri u bënë disa ditë para fundvitit ku me largimin e Genti Cakës si Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryeministri Rama arrin të kthejë në kabinet Niko Peleshin i cili zë vendin e Olta Xhaçkës.

Më herët lëvizje Rama bëri edhe pas largimit të Sandër Lleshajt nga Ministria e Brendshme duke ia besuar atë Bledi Çuçit dhe në Ministrinë e Bujqësisë emëroi Milva Ekonomin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *