Vendosni fjalën kyçe....

9 viktima dhe 580 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga 2 mijë e 432 teste 580 qytetarë kanë rezultuar pozitiv teksa 9 të tjerë kanë humbur jetën së fundmi.

Kryeqendra e infektimeve ishte sërish Shkupi me 254 raste teksa rritje kishte thuajse në të gjitha qytetet e tjera si Kumanoav 32, Kavadari 30, Prilepi 30, Terova 21, Velës 28, Manastir 23 e Ohër 23.

Për këtë vit Maqedonia e Veriut ka regjistruar nga dita në ditë shifra të ulëta sa i përket rasteve të sotme, teksa duket se sot me rritjen e testimeve janë rritur edhe të infektuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *