Basha i është përgjigjur Ramës në debatin e fundit që ka shpërthyer lidhur me largimin e intelektualëve shqiptarë nga vendi.
Kryedemokrati shkruan se largimi masiv i qytetarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës dhe se vendi po humb një brez të tërë për shkak të largimeve masive.
“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.” – shkruan Basha.
Debati i fundit, që është në fakt një vijim i akuzave e kundërakuzave më të hershme mes kryeministrit, presidentit e opozitës, ka nisur pas raportit të OECD-së sipas të cilit Shqipëria është e katërta në botë për sa i përket emigrimit të profesionistëve.