Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon: Me Ramën, Shqipëria shënoi numrin më të madh të të larguarve


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh në llogarinë e tij në Facebook, ku rendit disa nga premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama.

Basha thekson faktin se gjatë qeverisjes së Ramës është shënuar numri më i lartë i të larguarve nga vendi pasi ai nuk e zbatoi premtimin për 300 mijë vendet e reja të punës.

Basha thotë se do të sjellë ndryshimin kur ai të vijë në pushtet.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë.”– shkruan Basha krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *