Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten me nga 7 milionë lekë gjashtë persona, erdhën nga Britania e s’u vetëkarantinuan


Gjashtë shtetas shqiptarë që kanë ardhur në vend nga Britania e Madhe janë ndëshkuar me nga 7 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi sipas policisë nuk kanë zbatuar vetëkarantimin e detyrueshëm.

Sipas bluve, ata duhet të qëndronin të izoluar në banesat e tyre për 14 ditë që prej mbërritjes nga Britania e Madhe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga data 1 janar 2021 deri më 5 janar 2021 janë kapur gjashtë persona të cilët sipas policisë e kanë shkelur rregullin e vendosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *