Vendosni fjalën kyçe....

Infermierja portugeze vdes dy ditë pas vaksinës së Pfizer-it, nisin hetimet


Autoritetet shëndetësore në Portugali kanë nisur hetimet pas vdekjes së papritur të një ndihmëseje të kirurgjisë pediatrike në Porto, e cila ishte vaksinuar kundër koronavirusit.

Infermierja besohej se ishte në shëndet të plotë, kur mori vaksinën e Pfizer-it.

Sonia Azevedo, 41 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve ka punuar si asistente kirurgjikale në Instituto Portugues de Oncologia (IPO), një spital onkologjik në Porto.

Ajo ishte në mesin e 538 punonjësve të kujdesit shëndetësor që morën dozën e tyre të parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech të mërkurën e kaluar. Azevedo darkoi me familjen e saj në prag të Vitit të Ri dhe u gjet e vdekur në shtrat të nesërmen në mëngjes.

“Unë dua të di se çfarë e shkaktoi vdekjen e vajzës sime.”– tha babai i saj Abilio, citon RT. Ai e përshkroi atë si një person “mirë dhe të lumtur”“kurrë nuk piu alkool, nuk hëngri asgjë të veçantë ose të jashtëzakonshme”.

Azevedo ishte aq krenare që ishte ndër të parat që mori vaksinën, saqë ndryshoi foton e saj të profilit në Facebook për ta pasqyruar atë.

“Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Gjithçka ndodhi shpejt dhe pa asnjë shpjegim.”- thotë vajza e Azevedo, Vania Figueiredo. “Unë nuk vura re asgjë të ndryshme tek nëna ime. Ajo ishte mirë.”

Vaksina e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit të ri është e vetmja deri më tani që i është dhënë autorizimi i përdorimit emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Spitali ka konfirmuar vdekjen e Azevedo dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *