Profesori i njohur francez në fushën e virologjisë, Luc Montagnier, ka dhënë alarmin lidhur me përdorimin e vaksinës kundër pandemisë Covid-19.
Në një intervistë për median franceze, ‘FranceSoir’, profesori që ka marrë çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2008 për zbulimin e virusit HIV, ka thënë se efektet e vaksinave janë të paparashikueshme.
Montagnier thekson se njerëzit nuk mund të përdoren si kavie për vaksinat që po përdoren ndaj pandemisë Covid-19, duke shtuar se në botë po shmangen terapi të tjera më të natyrshme dhe që kanë treguar se janë efikase ndaj këtij virusi.
Sipas profesorit të njohur duhen studime të mirëfillta të shtrira në kohë lidhur me efektet e vaksinave teksa thotë se Bill Gates dhe të tjerë persona të përfshirë në këtë projekt nuk duhen ndjekur. Në fund Montagnier pohon se nuk do vaksinohet kundër Covid-19.
Intervista e plotw e Profesorit Luc Montagnier
Nuk jam një specialist por nga ajo që kam lexuar, ka disa lloje vaksinash në treg. Një nga këto është zhvilluar nga Moderna dhe ka të bëjë me RNA. A është kështu? Po ju, a besoni në këtë vaksinë?
Do përpiqem të ul entuziazmin lidhur me këtë projekt vaksine. Është një projekt afatgjatë dhe po u kërkojmë njerëzve të pranojnë përdorimin urgjent. Por pranimi është një gabim pasi rrezikojmë të kemi efekte absolutisht të paparashikueshme.
Çfarë do të thotë kjo?
Për shembull, tumoret, organizmat që ne fillojmë t’i shumojmë. Ky është rrezikur kur bëhen eksperimente profane.
Sipas jush është bërë një eksperiment i tillë?
Absolutisht. Disa studime janë bërë në lidhje me kafshët besoj por nuk janë të mjaftueshme për të parashikuar se çfarë ndodh kur studime të tilla përdoren te njerëzit pa parashikuar pasojat e lidhura me të. E thënë ndryshe, njeriu nuk mund të përdoret si kavie, nuk është aspak etike. Nuk mund të vdesin njerëz për shkak të vaksinave.
Pra sipas jush profesor, ekziston një rrezik i dukshëm sot i helmimit të brezave të ardhshëm për shkak të gabimeve të kësaj vaksine?
Ne nuk e dimë. Helmimi është një fjalë e rëndë, por është e vërtetë se nuk jemi në gjendje të parashikojmë se çfarë do ndodhë për marrëdhëniet 1,2,3,4,5 pas vaksinimit e kjo na çon në një shekull tjetër dhe nuk mund të pranojmë rrezikun për të foshnjat, fëmijët e mitur, të gjithë brezat e tanishëm e për personat e moshuar si unë, të fshihen për shkak të një vaksine.
Sipas jush, vaksina kundër Covid a është zgjidhja më e mirë?
Jo, është një zgjidhje por jo e vetmja. Ka trajtime dhe terapi që mund të funksionojnë dhe kushtojnë pak si Azitromicina, hidroksiklorokina e të tjera që vijnë nga elementë natyralë, që kanë pasur efekt pozitiv siç ka ndodhur me malarjen dhe që mund të kenë efekte edhe ndaj këtij infeksioni.
Kështu që nuk mund të qëndrojmë në vendnumëro, por duhet të reagojmë në mënyrë të përshtatshme. Interesi, nëse doni ta dini, ka të bëjë me origjinën e këti virusi. Bëhet fjalë të kuptojmë me çfarë kemi të bëjmë dhe është ende e vështirë ta thuash tani për tani, nuk kemi njohuri të sakta nëse virusi ka dalë nga lavoratori në Wuhan, Kinë, apo nga ndonjë laborator amerikan në muajt që kanë paraprirë epideminë e tanishme.
Pra, si e gjykoni sot protokollin e Profesor Raoult dhe kokëfortësinë e tij?
Ka arsye për ta mbrojtur atë, mendoj se është në të vërtetë diçka e pabesueshme. Franca ishte kombi i fundit që autorizoi recetën për përdorimin e hidroksiklorokinës, të gjitha vendet e tjera e përdorin atë dhe pse gjithë ky kontrast? Kontrasti nuk vjen nga Profesor Raoult por nga kundërshtarët e tij. Mos të harrojmë se vaksina mund të jetë një gjë e mirë për parandalimin, por duhet të bëhet diçka tjetër për të promovuar terapinë dhe për këtë arsye është e nevojshme që të zhvillohen kërkime mbi të gjitha për të gjetur terapinë e duhur.
Bill Gates është kaq i pasur dhe dëshiron të bëjë mirë, por ata e kanë futur në kokën e tij që vaksinat duhet të bëhen për të mbrojtur të gjithë botën. Pra, nëse e ndjekim atë, është e pakuptimtë. Edhe nëse kemi një vaksinë efektive kundër Covid, duhet të vaksinojmë tërë popullatën njerëzore? Apo për t’i vendosur të gjithë njerëzit në linjë dhe në vend të kësaj t’i parandalojmë ata nga një mënyrë më e mirë për t’u shëruar?
Sipas mendimit tuaj është shumë e qartë që Bill Gates qëndron pas gjithë kësaj. Kur e thua këtë në televizion, mund të akuzoheni si komplotist.
Bill Gates nuk është i vetëm, unë vetëm dhashë shembullin e tij sepse mendoj se ai dëshiron të bëjë mirë, por ai e bën atë në mënyrën e gabuar, ky është problemi. Pra, në të vërtetë duhet të ketë një shkëmbim pikëpamjesh në këtë kohë, unë besoj se zgjidhja është përmes një dialogu midis specialistëve dhe jo-specialistëve, domethënë ata që nuk janë specialistë duhet të dëgjojnë shkencëtarët e vërtetë.
A do të vaksinoheni sot?
Jo, sigurisht që jo! Unë jam vaksinuar kur isha fëmijë, ndërsa për Covid nuk do vaksinohesha. Nëse do të kisha ndonjë simptomë, unë do të merrja Azitromicin dhe gjithashtu Plaquenil.