Vendosni fjalën kyçe....

Julian Assange i lirë të kthehet në shtëpi nëse ekstradimi në SHBA bllokohet


Kryeministri australian Scott Morrison ka njoftuar se bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, do të jetë ‘i lirë të kthehet në shtëpi’ në Australi pasi të mbarojnë procedurat e tij ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

Deklaratat e Morrison vijnë në mes të presionit nga politikanët australianë, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë së vendit që t’i kërkojë administratës Trump të falë Assange dhe t’i japë fund fushatës së saj ligjore kundër tij. Duke folur për radiostacionin lokal 2GB, Morrison deklaroi se ‘nëse apeli dështon, padyshim që ai do të ishte në gjendje të kthehej në Australi si çdo australian tjetër’.

Të hënën, një gjykatë në Londër vendosi se Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta ekstradojë Assange në SHBA, për shkak të shqetësimeve se do të ‘dëmtonte shëndeti mendor’ të Assange dhe mund të ccojë në përpjekjen e tij për t’u vetëvrarë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka 14 ditë për të paraqitur një apel kundër vendimit dhe ka shprehur qëllimin e tij për ta bërë këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *