Vendosni fjalën kyçe....

Komentet e ministrit të Brendshëm në Kosovë, stafi i Vjosa Osmanit kërkon shkarkimin e menjëhershëm


Stafi i presidentes së Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas komenteve të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, e ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të këtij të fundit.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Egnesa Vitia, pjesë e stafit të Vjosa Osmanit ka thënë se nënkryetari i LDK-së, është seksist dhe i neveritshëm.

“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme. Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara.” – ka shkruar ajo.

Më herët, ministri i Brendshëm, Agim Veliu e ka ofenduar ushtruesen e detyrës së presidentes, duke thënë se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë.” – tha Veliu për Periskopin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *