Kongresmenia republikane në SHBA, Lauren Boebert, që është zgjedhur një ditë më parë, ka ngjallur polemika pas publikimit të një videoje ku tregon se do mbajë një pistoletë të markës ‘Glock’ me vete edhe kur të shkojë në Kongres.
Në një video të postuar në faqen e saj në Twitter, Boebert, ajo thotë se nuk do heqë dorë nga Amendamenti 2 i Kushtetutës amerikane që e lejon të mbajtur armë me vete.
“Jo vetëm që është e drejta ime, por është edhe një e drejtë të cilën jam zgjedhur ta mbroj.” – tha Boebert në një video të postuar të dielën në mbrëmje në Twitter. Gjatë videos ajo shfaqet me armën e mbushur të cilën e fut në brez e më pas ecën në rrugët e Uashingtonit.
“Edhe pse tani punoj në një nga qytetet më liberale në Amerikë, unë refuzoj të heq dorë nga të drejtat e mia, veçanërisht nga të drejtat e amendamentit të dytë.” – tha Boebert. Ajo shtoi se si një nënë e katër fëmijëve zgjedh të mbrojë familjen e saj.
“Unë zgjedh të mbroj familjen time me të gjithë forcën që ofron Kushtetuta.” – shton ajo.