Julian Assange është “i lirë të kthehet në shtëpi” pasi të mbarojë sfidat ligjore, kështu ka deklaruar të martën kryeministri Australian Scott Morrison pas vendimit të Gjykatës në Britani që vendosi kundër ekstradimit të themeluesit të Wikileaks në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata arriti në këtë vendim duke përmendur si argument problemet e shëndetit mendor të Assange dhe frikën se ai rrezikonte të vetëvritej në rast ekstradimi.
Por departamenti amerikan i drejtësisë tha se do të vazhdojë të kërkojë ekstradimin e Assange dhe do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Londrës.
“Epo, sistemi i drejtësisë po hap rrugën e tij dhe ne nuk jemi palë në këtë. Dhe si çdo Australian, atyre u është ofruar mbështetje konsullore dhe nëse apeli dështon, padyshim që ai do të jetë në gjendje të kthehet në Australi si çdo Australian tjetër.”- tha Morrison në radion lokale 2GB, citon Reuters.
Assange është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për 18 shkelje gjatë presidencës së Barack Obamës, në lidhje me publikimin nga WikiLeaks të të dhënave konfidenciale ushtarake e diplomatike të SHBA-ve.