Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Huaja e Fondit Saudit ndryshoi destinacion, Kryeministri shpif dhe gënjen


Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur zyrtarisht nga institucioni i Presidencës kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit të bëra një ditë më parë nga Vlora, ku e akuzoi presidentin se ka bllokuar projektin për rrugën në Vlorë.

Në një konferencë urgjente për media, Kreu i Shtetit tha se ka qenë vetë qeveria shqiptare që i ka kërkuar Fondit Saudit të Zhvillimit që të ndërpresë marrëveshjen për financimin e kësaj rruge.

“Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Presidenti menjëherë e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe ka shpallur dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi më 21 shtator 2020 i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e kësaj marrëveshjeje. Ky ligj është miratuar në seancën plenare më 17 shtator dhe presidenti e shpalli menjëherë më 22 shtator. Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë.

 

 

“Pranojmë të përfundojmë, të zgjidhim, marrëveshjen, me vendimin e bordit”, thuhet në përgjigjen e Fondit Saudit.

Në këtë mënyrë, marrëveshja e huasë ndërpritet që prej datës 29 dhjetor. Pra, është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *