Partia Demokratike ka përgënjeshtruar kryebashkiakun Veliaj pas një deklaratë zyrtare të bashkisë së Tiranës.
Zëdhënësja e selisë blu, Zhupa, shkruan se bashkia po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës. Ajo ka publikuar edhe disa foto të shpërndara nga vetë Veliaj gjatë një vizite në shtëpinë e Agës.
hupa shtoi më tej se dokumentet e pronësisë të siguruara nga PD-së dëshmojë se prona në Vishaj i përket Lulzim Agës duke fuar Veliajn të vërtetojë të kundërtën.
“Në Vishaj (Fortuzaj) Bashkia Tiranë po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës. Veliaj ka shkuar për vizitë siç mund të shihet nga statusi i tij me video që thotë tek Lulzim Aga. (link video)
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/791265608331818
Dokumentat e pronësisë siguruar nga ne vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës.
Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentat e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtepinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë.
Letra që nis bashkia nuk tregon asgjë për publikun së e kujt është pronesia e truallit që po rindërton dhe as për pronat që zotëron Lulzim Aga.
Gjithë komuniteti i Vaqarrit e di se ku jeton Lulzim Aga, pikërisht ai që piu raki me Veliajn. Ndërkohe le të na përgjigjet: Ku po jeton Lulzimi tani sipas Bashkisë Tiranë? Me qera, në çader apo në katin e parë tek vila trekatëshe aty pranë? Bashkia mund të pyesi për lehtësi edhe vajzën e tij.” – shkruan Zhupa në Facebook.