Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi flet si Ministër i Mbrojtjes: Do ta kryej këtë detyrë me atdhedashuri


Paraditen e sotme, Olta Xhaçka i dorëzoi detyrën e re Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes.

Në fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur përpara ushtarakëve të lartë, Peleshi deklaroi se do ta kryejë detyrën e tij me atdhedashuri.

“E nderuar ministre, e dashur Olta. Të nderuar gjeneralë dhe deputetë, ateshe, të ftuar e pjesëmarrës. Detyra e ministrit të Mbrojtjes është që t’i kontribuosh paqes, të promovosh lirinë, të përmbushësh detyrimet që kemi si vend aleat i NATO-s. Do ta kryej këtë detyrë me atdhedashuri. Përshëndes djemtë dhe gratë e Forcave të Armatosura. Ju keni treguar se keni aftësi, të denjë për një anëtar të NATO-s.  Sot përulem para ushtarakëve që ranë në misionet tona paqeeruajtëse, ne jemi përkrah aleatëve, sidomos SHBA-ve.”– tha Peleshi.

Ai vlerësoi punën e Xhaçkës në krye të këtij dikasteri. Ndërkohë Peleshi theksoi se ka si objektiv ngritjen e një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman, ndërsa premtoi se Shqipëria do marrë pjesë në misionet ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë.

“Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren dhe bashkëpunëtorët e saj që hapën Akademinë e Forcave të Armatosura, institucion unik i Arsimit të Lartë. Jam në dijeni se ka nisur realiteti me NATO-n për Pashalimanin. Kjo çështje do ndiqet me kujdes. Ky dikaster ka një të veçantë, se është i integruar në strukturat euroatlantike, puna matet me standartet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian.”– tha Peleshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *